Vuçiç: Lufta më e vështirë, javët dhe muajt në vazhdim

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 13:13 | Kosova
Vuçiç: Lufta më e vështirë, javët dhe muajt

Pas njoftimit të qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për masat e reciprocitetit, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se lufta më e vështirë politike është përpara, në javët dhe muajt e ardhshëm.  

Numri një i Beogradit falënderoi serbët në Kosovë, siç tha, për vetëpërmbajtjen e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, dhe po ashtu Ministrinë e Jashtme ruse për reagimin.

https://a2news.com/2022/08/01/nis-terheqja-e-barrikadave-borrell-fton-kurtin-dhe-vucic-ne-takim/

“Po punojmë për qetësim të situatës. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, tha Vuçiç gjatë një interviste për televizionet vendase.  

Ai deklaroi se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsilloviç, është takuar me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe se kanë shkëmbyer informacione, pasi, siç tha, gjatë mbrëmjes ka pasur shumë dezinformata.

Presidenti i Serbisë, po ashtu theksoi se pret që situata të shtensionohet në vazhdim.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/01/masat-e-reciprocitetit-qeveria-e-kosoves-shtyn-zbatimin-e-vendimit-pas-tensioneve-ne-veri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos