
Vijon të mbetet i lartë numri i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut. Kështu në 24 orët e fundit janë shënuar 14 viktima.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë se nga 3073 testime janë konfirmuar 46 raste të reja ditore.
Numri total i infektimeve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në mbi 155 mijë, ndërkohë që ai i viktimave në 5356. Për momentin shënohen 2.571 raste aktive. (A2 Televizion)