Wuhani, një vit pas pandemisë, me jetë nate e pa maska

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 18:25 | Bota

E ndërsa e gjithë bota po përballet me momentin më të vështirë nga pandemia e koronavirusit, në vendin ku u regjistruan rastet e para pothuajse është kthyer normaliteti.

Wuhani, nga qyteti më i “demonizuar” i vitit tashmë po rikthehet në jetën që kemi njohur; me jetë nate, pa maska dhe pa distancim social.

Dyqanet janë hapur dhe njerëzit lëvizin lirisht pa qenë të detyruar të qëndrojnë të izoluar apo të zbatojnë ndonjë orë policore.

Megjithatë, në Kinë autoritetet kanë vendosur masa shumë të forta në disa rajone, ku janë shfaqur sërish raste të reja të infektuarish me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos