Xhaçka: Jemi gati të presim qindra afganë, qëndrojmë krah aleatëve tanë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 11:06 | Bota
Xhaçka: Jemi gati të presim qindra afganë, qëndrojmë

Shqipëria i është bashkuar një liste me më shumë se 60 vende, të cilat kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku thonë se populli afgan meriton të jetojë me dinjitet e siguri dhe se rendi civil duhet të rivendoset menjëherë. Ata u kërkuan gjithashtu talebanëve që të lejojnë largimin e të gjithë atyre që duan ta bëjnë, duke i mbajtur të hapura rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare.

https://a2news.com/2021/08/16/shba-merr-kontrollin-e-aeroportit-te-kabulit-per-te-evakuuar-stafin-shenohen-dy-viktima/

“Shqipëria është gati të presë qindra afganë jetët e të cilëve janë të kërcënuara nga situata e sigurisë në përkeqësim. Në qëndrojmë krah aleatëve tanë, të gatshëm të garantojmë sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkroi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në Twitter.

https://a2news.com/2021/08/16/talebanet-rikthehen-ne-pushtet-e-papritur-si-arritem-deri-ketu-nuk-do-te-tregohemi-arrogante/

Mes vendeve që kanë nënshkruar këtë deklaratë përveç Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe Mrbetërisë së Bashkuar janë edhe Australia, Austria, Bahamasi, Belgjika, Burkina Faso, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Danimarka, Republika Domenikane, El Salvadori, Estonia, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Mikronezia, Ishujt Fixhi, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Haiti, Hondurasi, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Liberia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Ishujt Marshall, Mauritania, Mali i Zi, Nauru, Holanda, Zelanda e Re, Nigeri, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Panamaja, Paraguai, Polonia, Portugalia, Katari, Koreja e Jugut, Qipro, Rumania, Sierra Leone, Sllovaia, Sllovenia, Spanja, Suriname, Suedia, Togo, Tonga, Uganda, Uganda, Ukraina dhe Jemeni.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos