
Një takim të frytshëm e ka cilësuar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, takimin e homologëve të Ballkanit me atë të Gjermanisë, gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih.
Sipas saj ishte një diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit. Ajo thekson se bashkëpunimi mes vendit tonë dhe Gjermanisë do të thellohet më tej.
“Takim i frytshëm me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të Kosovës, Donika Gervalla dhe të Bosnje Herzegovinës, BiseraTurkovic, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit.
Mirëpresim të punojmë së bashku duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, shkruan Xhaçka. (A2 Televizion)