5 orë në SPAK, kreu i bashkisë së Fierit dëshmon për inceneratorët

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 11:10 | Politikë
5 orë në SPAK, kreu i bashkisë së Fierit dëshmon

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka dëshmuar për 5 orë në SPAK për inceneratorin e Fierit.

Pas daljes nga SPAK, Subashi nuk bëri ndonjë deklaratë me detaje, por tha vetëm se dëshmoi për inceneratorin dhe se nuk mund të zbulonte më shumë për shkak të sekretit hetimor, shkruan A2 CNN.

Subashi u shpreh i gatshëm që të dëshmojë sa herë të thirret nga prokuroria, ndërsa sot ishte në SPAK pa praninë e avokatit. Gjithashtu sot është paraqitur edhe deputeti socialist, Alqi Bllako, i cili është pyetur për rolin e tij për inceneratorët si ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos