
Ministria e Jashtme kërkon bashkëpunimin e qytetarëve shqiptarë për të përballuar këtë situatë të re, siç e cilëson ajo me shtetasit afganë. Mësohet se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një takim me ambasadoren Yuri Kim dhe më pas do të ketë një deklaratë për mediat.
“Pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me secilin prej jush si në raste përmbytjesh, tërmetesh apo pandemia, të gjitha bashkë duhet të përballojmë edhe këtë situatë të re e të vështirë me qytetarët afganë. Do komunikojmë si përherë rregullisht bashkë në orët në vijim për çdo info. Si fillim ju bëj me dije që Ministrja Xhaçka po pret në takim ambasadoren e SHBA, Kim. Pas takimit mund të ketë një deklaratë për shtyp”, njofton Ministria. (A2 Televizion)