Xhafaj: Pozicionimi përtej vijës së sigurisë, detyrë ndaj qytetarëve për Reformën në Drejtësi

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 19:37 | Politikë
Xhafaj:  Pozicionimi përtej vijës së sigurisë, detyrë

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka reaguar në rrjetet sociale pas zyrtarizimit të listave për zgjedhjet  e 25 prillit, që e shohin atë në prapavijat si kandidat i mundshëm, në vendin e 23-të në kryeqytet.  

“Gjatë karrierës politike e kam ndjerë veten çdo çast në fushatë elektorale përballë syve të qytetarëve. Andaj, kurrë s’e kam vendosur në dyshim mbështetjen e besnikërinë e çdokujt që çmon sakrificat e mia në politikë në emër të ndërtimit të një shteti serioz e të konsoliduar” , ishin fjalët e Xhafajt.

Sipas tij, pranimi i një pozicioni “përtej kufirit të sigurisë së listës”, paraqitet di “detyrë e parevokueshme ndaj qytetarëve dhe si një parim në vetvete për të mos lënë në mes asnjë luftë, e sidomos atë më kryesoren që shënjon karrierën time politike, Reforma në Drejtësi” .

https://twitter.com/FatmirXhafaj/status/1369346770694766592

Sipas Xhafajt ky është moment tejet delikat mbi këtë çështje. “Ose do të përmbyllim së bashku të gjithë atë çka kemi nisur me aq mund e sakrifica ose do të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë, fillimisht kanë nevojë të çlirohen nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral”, janë fjalët e tij.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos