“Xhaka braktisi Shqipërinë”, Reja sulmon ashpër mesfushorin

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 12:51 | Futboll
“Xhaka braktisi Shqipërinë”, Reja sulmon ashpër

Edy Reja, trajneri i Shqipërisë, ka sulmuar ashpër mesfushorin Taulant Xhaka, duke e akuzuar se ka braktisur kuqezinjtë.

Kur u pyet në konferencë për shtyp se pse Xhaka nuk u gurmbullua më pasi u rikuperua dhe u shpreh i gatshëm që të luajë, Reja u përgjigj: “Xhaka gënjen, gjithmonë ia kam nisur ftesën. Po tallet me të gjithë ne. Një herë nuk e kam grumbulluar sepse nuk aktivizohej dhe nga ajo kohë nuk erdhi më, edhe pse ftesat i shkonin”.

Më tej, Reja vijoi akuzat: “Balliu ka shumë dëshirë të jetë në Kombëtare, por më tha që nuk është në gjendje të mirë. Ka qenë gjithmonë pozitiv në qëndrimet e tij. Xhaka me ne nuk është sjellë mirë. Gjithmonë, kishte një justifikim, se nuk ishte mirë. Unë nuk braktis askënd. Është ai që e braktisi Shqipërinë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/08/reja-humbja-ndaj-polonise-kompromentoi-shanset-e-kualifikimit-tani-te-grumbullojme-sa-me-shume-pike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos