Liverpool merr humbjen e parë në Premier League, parakalohet nga surpriza e sezonit

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 19:48 | Futboll
Liverpool merr humbjen e parë në Premier League, parakalohet nga

West Ham vijon të befasojë këtë sezon në Premier League dhe këtë e ka bërë këtë të diel duke mposhtur gjigantët e Liverpool 3-2.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në të dytën, vendasit realizuan edhe dy herë të tjera, ndërsa për Liverpool shënoi vetëm Origi në fundin e takimit. Kjo ishte humbja e parë për “The Reds” në këtë sezon të Premier League, e cila bën që West Ham tashmë të kalojë në renditje skuadrën e Klopp, duke u ngjitur në vendin e tretë me 23 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Everton-Tottenham u mbyll në barazim 0-0, ndërsa Arsenali fitoi minimalisht 1-0 ndaj Watford. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos