Xi Jinping dhe Putin sfidojnë Perëndimin në samitin e BRICS

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 21:20 | Bota
Xi Jinping dhe Putin sfidojnë Perëndimin në samitin e BRICS

Në Johanesburg të Afrikës së Jugut është hapur samiti i BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), të cilat mbi të gjitha i bashkon kundërshtimi i tyre ndaj Perëndimit.

Ata po bëjnë presion për një "multilateralizëm gjithëpërfshirës" dhe një braktisje të qendrës së dollarit. Një lloj sfide për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që do të donin t'i jepnin më shumë peshë bllokut për të "mbrojtur hemisferën jugore".

Në forum mori pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin, përmes videokonferencës për shkak të urdhër-arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping shprehu mendimet e tij në një fjalim të lexuar nga ministri i Tregtisë Ëang Ëantao.

Putin ka dënuar vendet perëndimore për ato që ai i quajti "sanksione të paligjshme që shkelin të gjitha rregullat e tregtisë ndërkombëtare" dhe për politikat e tyre që ai beson se nxisin presionet inflacioniste.

Një hap vendimtar drejt një bote "shumëpalëshe" është "dedollarizimi" për Putinin, një proces që sipas mendimit të tij tashmë po fiton popullaritet në një mënyrë "të pakthyeshme". Presidenti rus ka thënë gjithashtu se është i gatshëm të kthehet në marrëveshjen për eksportin e drithit nga portet ukrainase, por me kusht që të plotësohen kushtet në favor të Moskës, duke filluar me eliminimin e pengesave për eksportet e saj të drithërave dhe plehrave.

Xi Jinping ripohoi gatishmërinë e tij për të "promovuar demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe multipolaritetin". Pekini nuk e ka ndryshuar qasjen për konfliktin në Ukrainë. "Opsioni i vetëm i zbatueshëm është ai i bisedimeve të paqes, në të cilat Kina dëshiron të vazhdojë të kontribuojë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas një bisede dypalëshe midis Xi dhe Presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva duket më vizionar, sipas të cilit “një botë tjetër është e mundur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos