All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ylli afgan i muzikës largohet mbi një avion amerikan, por fati i grave atje mbetet në duart e klerikëve

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 17:04 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Këngëtarja më e suksesshme femër e Afganistanit arriti të largohet nga vendi me një avion amerikan. Aryana Sayeed, këngëtare dhe anëtare jurie të versioni afgan i emisionit “The Voice”, shkroi në rrjetet sociale se ishte mes personave fatlumë që kishin arritur të largoheshin të mërkurën nga vendi, ndërkohë që Talebanët shtrijnë pushtetin e tyre në Kabul.

“Jam shëndoshë e mirë dhe gjallë, pas disa netësh që nuk do t’i harroj kurrë. Arrita në Doha dhe po pres të arrij në Stamboll”, shkroi 36-vjeçarja për 1,3 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ndërsa më pas njoftoi se kishte mbërritur në Turqi. Sayeed gjithmonë ka mbështetur ushtrinë afgane në publik para rikthimit të Talebanëve në pushtet.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, figura të tjera të spikatura, si Salima Mazari, e cila ishte edhe guvernatorja e parë femër në Afganistan, nuk kanë pasur të njëjtin fat. Sipas raportimeve ajo është arrestuar nga Talebanët dhe mbëshgtetësit e saj thonë që edhe mund të ekzekutohet.

Pasi premtuan fillimisht se do të respektonin të drejtat e grave dhe do të lejonin që ato të ishin më të përfshira në jetën publike, gjithnjë në përputhje me ligjet islamike, Talebanët tani thonë që do të jenë klerikët e lartë ata që do të vendosin nëse gratë dhe vajzat do të mund të shkojnë në punë, apo në shkollë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos