Të gjithë e cilësojnë si një nga sulmuesit më të talentuar të viteve ’90, ku shkëlqeu me Ajaksin duke fituar një Kupë të Kampionëve. Padyshim, ai është edhe futbollisti finlandez më i mirë i të gjitha kohërave.
Po 49-vjeçari javët e kaluara është përballur me një armik vërtet të frikshëm, shumë herë më shumë se mbrojtësit e Milanit të lavdishëm të atyre viteve apo Real Madridit, pikërisht COVID-19.

Litmanen ka shpallur pozitivitetin e tij duke përshkruar për mediat estoneze, ku banon, ndjesitë tij si i sëmurë.
“Pata ethe, dhimbje koke, dhembje muskulare dhe një ndjenjë mbytëse. Gjithçka më jepte bezdi. U detyrova të shkoj në spital. Fatmirësisht gjerat u përmirësuan dy javët e fundit, dhe munda të rikthehem në shtëpi”, thotë ish-sulmuesi, që ende nuk është shëruar plotësisht. (A2 Televizion)