Ylli polak për ngjarjet në "Air Albania": Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë diçka të tillë, ishin nervozë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 15:01 | Futboll
Ylli polak për ngjarjet në "Air Albania": Nuk e kisha

E dinim që ishte një fitore vendimtare. Shqiptarët u mbrojtën mirë, por mendoj se e kontrolluam mirë ndeshjen, sepse përtej dy tre rasteve, ku kundërshtarët na kaluan tepër thjeshtë. Por ne kishim aftësi më të mëdha teknike dhe e treguam”.

Ky është mendimi i Piotr Zielinski, një nga lojtarët më të rrezikshëm në fitoren e djeshme polake në “Air Albania”, që mund t’i ketë dhënë lamtumirën shpresave për kualifikim në botëror të kuqezinjve.

Për sa i përket minutave ku ndeshja u ndërpre, për shkak të breshërisë së shisheve plastike nga tribunat e stadiumit, ndoshta duke ekzagjeruar paksa, mesfushori që luan me Napolin deklaroi për televizionin polak TVP se “nuk kishte përjetuar asnjëherë diçka të tillë. Po humbnin ndeshjen dhe ishin pak nervozë. Gjatë pezullimit ishin të gatshëm, na thanë të stërviteshim sepse do fillonim sërish, sa të qetësoheshin tifozët”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/13/incidentet-ne-ndeshjen-ndaj-polonise-fifa-te-vendosur-ne-refuzimin-e-cdo-forme-te-dhunes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos