Yllit të Manchester City-t i grabisin shtëpinë, merr masa

Nga A2 CNN
20 Janar 2019, 20:25 | Showbiz

Pas David Beckham një tjetër futbollist i njohur në Angli ka rënë pre e grabitësve. “The Sun” shkruan një person i paidentifikuar ka grabitur shtëpinë e yllit të Manchester City-t, Raheem Sterling.

Paige Milian, bashkëshortja e futbollisti ishte larguar nga shtëpia me vlerë 3 milionë paund në Cheshire për të bërë pazaret, ndërsa kur u kthye gjeti brenda një person, i cili mundi të largohet nga dritarja e banesës pasi kishte marrë sende me vlerë të konsiderueshme.

Sterling ka reaguar menjëherë duke paguar 15 mijë paund te një kompani sigurie për të marrë një qen të racës “rottweiler” për t’i mbrojtur shtëpinë nga hajdutët.

Në fundit të vitit të kaluar edhe shtëpia e David Beckham ra pre e grabitësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos