Yuri Kim: Disa ëndërrojnë që BKH nuk do të ngrihet kurrë, më vjen keq t'ju zgjoj nga dremitja

Nga A2 CNN
24 Korrik 2020, 17:03 | Politikë
Yuri Kim: Disa ëndërrojnë që BKH nuk do të ngrihet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vijon me mesazhet e forta lidhur me Reformën në Drejtësi.

"Duket se ka disa që ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të ngrihet kurrë. Ata shpresojnë që reforma në drejtësi nuk do të realizohet kurrë.

Më vjen keq t'ju zgjoj nga dremitja, por ëndrra juaj nuk do të realizohet kurrë.

Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose perfekte, por është e nevojshme dhe duhet të ecë përpara", shkroi Kim në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos