Yuri Kim kërkon “vetting” për kandidatët, Rama: Përgjegjësia është individuale, nuk ngremë sallë torturash për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 10:51 | Politikë
Yuri Kim kërkon “vetting” për kandidatët, Rama:

Partia Socialiste do ta deklarojë listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë ditën që do të dërgojë listën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrim. Kështu tha kryeministri Rama në një prononcim për gazetarët.

I pyetur për të komentuar thirrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për të kaluar në veting kandidatët për deputetë, Rama tha se PS zbaton ligjin që është në fuqi.

“Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është individuale, jo e partive. Partitë nuk janë drejtori policie për të verifikuar, nëse dikush merr përsipër të shkojë para drejtësisë duke bërë deklarime të rreme është krejtësisht individuale. Nuk kemi mundësi të ngremë salla torturash në selitë e partive për të nxjerrë deri në fund nëse dikush fsheh diçka që nuk figuron në letrat që janë në dispozicion.”

Sa i përket zonave ku do të kandidojë vetë, Rama tha: “Është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos