All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Yuri Kim viziton Krujën dhe poston poezinë amerikane për Skënderbeun

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 15:12 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zgjedhur të kalojë fundjavën në Krujë, pas disa ditësh të lodhshme për të javën e kaluar, ku ishte në disa qytete të Shqipërisë, për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor.

Duke postuar disa foto të Krujës, dhe muzeut të Skënderbeut, ambasadorja i ka shoqëruar me një poezi të poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow, kushtuar heroit tonë kombëtar, “Skënderbeut” dhe kthimit të tij në Krujë.

All - Paragraf - 3

Ambasadorja Kim shpesh zgjedh pika të ndryshme turistike për të kaluar fundjavat e saj në Shqipëri, duke shprehur gjithmonë vlerësim për atë që gjen kudo ku shkon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur si legjitime zgjedhjet e 25 prillit dhe i kanë bërë thirrje opozitës të bëjë të njëjtën gjë, edhe pse kjo e fundit pretendon se ka pasur parregullsi dhe “vjedhje industriale” votash, siç tha kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/COVJ5YKB8Be/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos