Ka kaluar tashmë një javë nga dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Por, në një javë, prej tij nuk ka patur asnjë reagim, asnjë deklaratë në një kohë që ende nuk është depozituar zyrtarisht dorëheqja. Nga ana tjetër, Hristijan Mickoski dëshmoi se gëzon shumicë parlamentare me 61 deputetë, formuar nga partia e tij VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit, Lëvizja Besa, Aleancën për Shqiptarët, Alternativa dhe Partia e Majta. Formimi i saj pritet sot gjatë ditës, kur edhe pritet që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ta deponojë dorëheqjen e tij në Kuvend. Mickoski pretendon shumicë parlamentare nga e cila do të burojë qeveria politike. Edhe BDI mblodhi të dielën Këshillin e Përgjithshëm në Tetovë, pas së cilës u theksua se në tryezë është edhe opsioni i zgjedhjeve të parakohshme, por edhe ai i negociatave. Po nëse kjo nuk ndodh, cilat janë pritshmëritë? Do të shkojë apo jo vendi në zgjedhje të parakohshme parlamentare? Ne do të ndajmë një bisedë me kolegun tonë në Maqedoni, gazetarin Nazim Rashidi. (A2 Televizion)
Zaev pritet të japë dorëheqjen në Kuvend
