“Po vendoset fati i Europës” Zelenski mesazh për Putinin, dyshime për fjalën e amerikanëve

Nga Xhevahir Qardaku
12 Nëntor 2026, 18:06 | Bota

Megjithatë ende pa i takuar emisarët amerikanë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, lëshon paralajmërime të forta. Ai kërkoi që ata të mos bëjnë lëshime territoriale në emër të Kievit.

“Po flitet shumë për garancitë e sigurisë dhe këtu Europa duhet t'i kushtojë vërtet vëmendje. Kur amerikanët dhe rusët diskutojnë për këtë çështje, nuk bëhet fjalë vetëm për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Në fakt, bëhet më shumë fjalë për një lloj kuadri të ri sigurie mes Europës dhe Rusisë. Po përpiqemi të marrim më shumë detaje nga pala amerikane, por deri tani dimë shumë pak. Megjithatë, disa gjëra janë tashmë të qarta. Nëse dikush në Amerikë po merr një vendim që, në thelb, e trajton territorin ukrainas sikur të mos jetë ukrainas, atëherë kjo na tregon se në ç'drejtim po shkojnë gjërat. Duhet ta kemi të qartë dhe të mos e njohim kurrë, në asnjë mënyrë, pushtimin rus të territorit ukrainas.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos