Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka qenë protagonist i një episodi të sikletshëm gjatë vizitës së tij në Zagreb. Politikani dhe sipërmarrësi tashmë 83 vjeçar është rrezuar gjatë konferencës së PPE-së.
Fillimisht të pranishmit menduan për një aksident me pasoja më të rënda, si fraktura e femurit, por pas dhembjes fillestare stafi i tij ka qetësuar të gjithë duke deklaruar se pas diagnostikimit nuk shfaqen thyerje të asnjë tipi, dhe bëhet fjalë vetëm me një goditje të fortë.
Nuk është hera e parë që Berlusconi ka patur probleme shëndetësore gjatë aktiviteteve publike. Ky në vitin 2006 në Montecatini. Gjatë një mitingu në 2013. Në Romë, 2013. Në dhjetorin e vitit 2009, Berlusconi u godit me një statujë nga një person gjatë një mitingu. Në dhjetorin e vitit 2009, Berlusconi u godit me një statujë nga një person gjatë një mitingu.
Edhe pse në moshë tashmë të avancuar, Berlusconi mbetet ende aktiv në politikë, duke preferuar kohët e fundit më shumë skenarin europian sesa atë italian, ku qendra e djathtë që ka përfaqësuar nga hyrja në politikë në vitin 1994 mblidhet rreth liderit të Lega Matteo Salvini. (A2 Televizion)