
E mori nga Interi si pjesë të marrëveshjes për shitjen e belgut Nainggolan, me një vlerë që në atë kohë nuk shkonte më shumë se 7 milionë euro, ndërsa tashmë Nicolò Zaniolo i Romës e ka shumëfishuar vlerën e tij.
Pavarësisht kërkesave nga klubet elitare europiane dhe lajmeve të mediave që e shihnin larg kryeqytetit italian, mesfushori ka rinovuar kontratën.
Mediat italiane shkruajnë se kontrata e re do ta mbajnë të lidhur lojtarin me verdhekuqtë deri në vitin 2024. (A2 Televizion)