
Banorët e lagjeve "5 Maji" dhe Laprakë në kryeqytet, ndodhen sërish në protestë para Parlamentit për të protestuar ndaj vendimit të Qeverise për të shembur shtëpitë e tyre, si pasojë e disa projekteve madhore të parashikuara në planin urbanistik, si ndërtimi i Unazës së Madhe, si dhe ndërtimi i një qendre të re rezidenciale.
Banorët po bëjnë thirrjet e tyre me megafon, dhe nuk ka pasur probleme, ndërkohë që po vijnë në shenjë solidariteti anëtare të Komisionit të Rithemelimit, si Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.
Banorët protestojnë ne veçanti për modalitetin e shpronësimit dhe për faturën financiare që parashikohet nga Bashkia e Tiranës dhe nga ekzekutivi.
“Kanë ardhur dhe i kanë kërkuar votën më parë, të ishte këtu Elisa Spiropali dhe të shpjegonte pse u devijua projekti. U spostua për një aferë korruptive, ndoshta një projekt Brava-Rama në Paskuqan, ndërkohë që para 25 prillit i thonin që ata ishin zot aty. Kjo është fytyra e qeverisë, por do të ndërmarrim një nisëm ligjore ndaj këtyre që flenë nëpër vila ndërkohë që banorët këtu e kalojnë natën në plastmase, duke parë buldozerin që kalon sipër shtëpisë ku janë rritur”, deklaroi deputeti Flamur Noka. (A2 Televizion)