Zbulohen 20 sarkofagë druri në Luginën e Mbretërve

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 20:50 | Bota

Arkeologët në Egjipt dolën në një konferencë për shtyp ditët e fundit dhe njoftuan për një zbulim të madh që kanë bërë në qytetin epik të Luksorit.

Sipas Ministrisë së Antikitetit, bëhet fjalë për 20 sarkofagë antike druri që u zbuluan gjatë ekspeditës së fundit në nekropolin teban të Asasifit në brigjet perëndimore të lumit Nil.

Ministria e konsideroi këtë zbulim si më të madhin dhe më të rëndësishmin e viteve të fundit dhe detaje të mëtejshme do të jepen për këtë ngjarje ditën e shtunë.

Pjesa më e madhe e varreve në nekropolin e Asasif, që ndodhet pranë Luginës së Mbretërve, i përkasin periudhës së vonë të Egjiptit të Lashtë rreth viteve 664-332 përpara Krishtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos