Zbulohen dhjetëra këlyshë në port, po kontrabandoheshin me kamionçinë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 10:50 | Bota
Zbulohen dhjetëra këlyshë në port, po kontrabandoheshin me

29 këlyshë qeni janë shpëtuar nga autoritetet irlandeze, teksa po përpiqeshin të trafikoheshin ilegalisht, në prag të Krishtlindjeve. Sipas autoriteteve, qëllimi i trafikantëve ishte që t'i shisnin ato në tregun e zi, me çmime të papërfillshme.

"Ngarkesa" u konstatua në portin e Belfastit, teksa kontrollorët po shikonin letrat dhe gjetën papërputhshmëri aty, duke bërë një kontroll më të sofistikuar, ku edhe gjetën këlyshët të fshehur në një cep të improvizuar të një kamionçine.

Autoritetet deklarojnë se në prag të Krishtlindjeve rriten ndjeshëm rastet e trafikimit të kafshëve, sidomos të këlyshëve, pasi preferohen si dhurata nga fëmijët e vegjël. Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe grupet në mbrojtje të kafshëve, të cilët kanë dënuar aktin dhe kanë bërë thirrje që të ndalohet shitja e kafshëve në të tillë mënyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos