Ben dhe Eran, të cilët kanë kanalin Lost Adventures në Youtube, zbuluan një thesar të vërtetë të fshehur në një bunker nëntokësor në Surrey të Anglisë.
Ata u futën në një ndërtesë, të cilën e kishin piketuar vite më parë dhe u përballën me një koleksion të makinave të vjetra.
Ata gjetën makina të markave të ndryshme, si Bentley e të tjera. Ata gjetën aty edhe një Proton Perdana, e cila i përkiste Mahathir Mohammad, ish-kryeministrit të Malajzisë.
“Këto makina nuk mund t’i shihni kurrë në rrugë, edhe nëse dikush do t’i blinte ato. Kjo është një çmenduri”, thanë djemtë. (A2 Televizion)










