Zbulohet certifikata e vdekjes e Mbretëreshës Elizabeth II

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 07:56 | Bota

Mbretëresha Elizabeth II vdiq nga pleqëria. Këtë ka zbuluar certifikata e saj e vdekjes.

Dokumenti, i publikuar nga National Records of Scotland të enjten, thotë se monarkja e ndjerë britanike ndërroi jetë në orën 15:10 me orën e Mbretërisë së Bashkuar më 8 shtator në Kështjellën Balmoral në Ballater, Skoci.

Shkak i vdekjes së saj renditet mosha e vjetër. Dokumenti është nënshkruar nga vajza e Mbretëreshës, Princesha Anne.

Certifikata e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë vdiq në mënyrë paqësore në moshën 96-vjeçare.

Vdekja e saj shkaktoi një periudhë zie kombëtare. Mbreti Charles III, i cili u ngjit në fron pas vdekjes së nënës së tij, u shpall zyrtarisht si monarku i ri i Mbretërisë së Bashkuar më 10 shtator.

Charles i bëri homazhe mbretërimit historik shtatë dekadash të nënës së tij, duke e vlerësuar atë për përkushtimin e saj.

"Edhe pse jemi të pikëlluar, ne e falënderojmë për këtë jetë më besnike," tha ai gjatë ceremonisë historike në Pallatin St James.

Udhëheqësit globalë pranuan ndikimin global që mbretëresha kishte gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar dhe bota i dha lamtumirën monarkes më 19 shtator në një funeral shtetëror.

Ajo u varros në krah të bashkëshortit të saj dhe Mbretin Xhorxh VI, i cili vdiq në vitin 1952.

Anëtarët e familjes mbretërore, personalitetet, presidentët dhe kryeministrat u mblodhën në Westminster Abbey për ceremoninë, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz u dyndën në rrugët përreth dhe përgjatë rrugës prej 25 miljesh nga Londra qendrore në Windsor, për t’i dhënë lamtumirën mbretëreshës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos