Kroçera më e madhe në botë, Ikona e Deteve, është zbuluar nga Royal Caribbean.
Kjo kroçerë mund të mbajë deri në 7600 pasagjerë dhe kushton më shumë se 2 miliardë.
Ikona e Deteve do të nisë lundrimin në janar të vitit 2024 dhe do të ketë parkun ujor më të madh që gjendet në një kroçerë. Gjithashtu, në të do të ketë më shumë se 40 restorante, bare dhe pub-e. (A2 Televizion)





