Zbulohet kënga më e kërkuar në Shazam për vitin 2020

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 10:42 | Showbiz
Zbulohet kënga më e kërkuar në Shazam për vitin 2020

“Dance Monkey”, kënga që bëri të famshme në të gjithë botën këngëtaren australiane Tones And I, ka qenë më e kërkuara e vitit 2020 në Shazam.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Apple, pronare e Shazam, kjo këngë është kërkuar 24,6 milionë herë.

Në këtë renditje, “Dance Monkey” ndiqet nga ''Roses (Imanbek Remix)'', e Saint Jhn; ''Blinding Lights'', e The Weeknd; ''Breaking Me'', e Topic dhe A7S; ''Ride It'', e Regard; ''Don't Start Now'', e Dua Lipa; ''Memories'', e Maroon 5; ''Savage Love (Laxed - Siren Beat)'', e Jawsh 685 dhe Jason Derulo; ''Falling'', e Trevor Daniel, si dhe ''Someone You Loved'', e Lewis Capaldi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos