Zbulohet mumia 1200-vjeçare, pritet të hedhë dritë mbi kulturën Chaclla

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 13:23 | Lifestyle

Një grup arkeologësh në Peru kanë zbuluar trupin e një mumie, që mund të jetë 800-1200 vjeçare.

Kjo mumie para-inkase u zbulua në kompleksin arkeologjik të Cajamarquilla, që ndodhet në lindje të Limas.

Mumia u gjet në një pozicion të mbledhur dhe e lidhur me litarë në të gjithë trupin. Pranë saj u gjetën edhe objekte të tjera si tenxhere dhe poçe prej qeramike.

Sipas mediave lokale, arkeologët shpresojnë se ky zbulim do të hedhë dritë mbi kulturën Chaclla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos