Zbulohet plantacioni i marijuanës në Spanjë, në pranga dy të rinj shqiptarë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 19:02 | Kronikë
Zbulohet plantacioni i marijuanës në Spanjë, në pranga dy

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pas zbulimit të një plantacioni marijuane në Gandia.

Efektivët e antidrogës gjetën dhe sekuestruan 50 bimë të rritura marijuanë, 33 kg sytha dhe 19 kg gjethe marijuanë, raportojnë mediat spanjolle.

Ndërkohë, dy 27-vjeçarët shqiptarë ndodhen në paraburgimin e Gandias, kur presin të marrin masën ndëshkimore nga drejtësia spanjolle.

Agjentët kontrolluan shtëpinë, e cila ishte e dedikuar tërësisht për kultivimin e bimëve të marijuanës.

Në brendësi të tyre, ata vendosën plantacione në faza të ndryshme kultivimi, si dhe instalime elektrike dhe hidraulike që u shërbenin dhe lëndë tashmë të gatshme për shpërndarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos