Zbulohet telefonata e Trump, kërkonte rishikimin e rezultatit të zgjedhjeve

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 09:28 | Bota
Zbulohet telefonata e Trump, kërkonte rishikimin e rezultatit të

Telefonata e Donald Trump, ndaj sekretarit të shtetit të Xhorxhias për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve, nuk është e vetmja e këtij lloji që ish-presidenti ka bërë.

Teksa ajo telefonatë është tashmë nën hetim nga autoritetet federale në SHBA, e përditshmja “Wall Street Giornal” ka siguruar një tjetër regjistrim, për një tjetër telefonatë po kaq të rëndësishme ndaj një tjetër zyrtari të lartë të një shteti tjetër.

Në muajin dhjetor, të vitit të shkuar, ish-presidenti i ka telefonuar Frances Uatson, shefit të hetimit të sekretarit të Xhorxhias. Kjo u pasua në janar me bisedën me Sekretarin e Shtetit Brad Raffensperger, e cila menjëherë pushtoi mediat. Gazetarja Erin Burrnett, ndau me publikun mbrëmjen e të mërkurës një pjesë të bashkëbisedimit të Trump me Frances ku Trump thotë:

“Kam fituar një numër rekord votash në Florida, në Ohio rekord, në Teksas rekord, në Alabama rekord. Por, në Xhorxhia kam fituar gjithcka. Unë e kam fituar Xhorxhian dhe shumë njerëz e dinë këtë. Por atje diçka ka ndodhur. E kam fjalën për diçka të keqe. Ti do falënderohesh kur përgjigjet të dalin dhe nuk e di pse e bëjnë kaq të vështirë. Njerëzit do jenë të kënaqur. Duhet ta kontrollojmë dhe ta bëjmë të funksionojë. Çfarë do që të bësh Frances, do të jetë një gjë e jashtëzakonshme dhe shumë e rëndësishme për vendin. Ti as nuk e ke idenë se sa e rëndësishme është. Dhe unë do ta vlerësoj”, thotë Trump gjatë bisedës telefonike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos