Zbulohet zona e parë e trupit të njeriut që ka imunitet nga Covid-19

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2020, 09:09 | Bota
Zbulohet zona e parë e trupit të njeriut që ka imunitet nga

Ndërkohë që jemi në pritje të daljes së vaksinës ndaj Covid-19, njerëzve u rekomandohet që të ruajnë distancimin social, pasi kontakti fizik dhe qëndrimi pranë të tjerëve është burim infektimi.

Infeksioni merret nga spërklat që bien në fytyrë, por, sipas një studimi, një pjesë e fytyrës është imune ndaj virusit. Bëhet fjalë për syrin.

Sipas studimit të Universitetit të Uashingtonit, publikuar në “Cell Reports”, koronavirusi nuk arrin që të shumohet në kornenë e syrit. “Në analizat që bëmë, nuk kemi gjetur asnjë rast të shumimit të Covid-19 në sy”, shprehet Jonathan J. Miner, një nga udhëheqësit e studimit.

Kërkuesit shkencorë nuk dinë të thonë pse syri ka imunitet ndaj koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos