Zbutet rënia e euros, tani në 104.55 lekë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 15:15 | Ekonomi
Zbutet rënia e euros, tani në 104.55 lekë

Leku ka vazhduar të forcohet ndaj valutave të tjera edhe gjatë mesjavës, por me një ritëm më të moderuar, teksa agjentët e tregut janë në pritje të zhvillimeve në ditët në vijim.

Sipas Bankës së Shqipërisë, valuta europiane këmbehet sot për 104.55 lekë, duke humbur 0.3 pikë ndaj monedhës tonë kombëtare dhe duke vendosur një tjetër rekord të ri.

Megjithatë, pas publikimit të kursit zyrtar, euro ka regjistruar një rritje të lehtë në disa pika këmbimi valutor dhe në disa banka.

Valutat e tjera ndërkohë raportohen po ashtu në rënie të lehtë nga ana e Bankës Qendrore, ku një dollar këmbehet me 95.99 lekë, paundi britanik është i barabartë me 121.96 lekë, ndërsa franga zvicerane regjistroi rënien më të fortë të ditës, tashmë në kuotën e 106.85 lekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos