
Presidenca e republikës vijon sulmin ndaj trupit diplomatik në Tiranë, këtë radhë me anë të zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi.
Në një postim në FB, Blushi është shprehur se “Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s'mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.
Blushi shton se ata mund t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias, dhe vijon me pyetjen “Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?”.
Më pas, duke iu drejtuar drejtpërdrejtë disa prej ambasadorëve, ai pyet, “A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojërat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912? (A2 Televizion)