Presidenti Meta i përgjigjet Departamentit Amerikan të Shtetit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 19:52 | Politikë
Presidenti Meta i përgjigjet Departamentit Amerikan të Shtetit

Presidenti Ilir Meta vlerësoi “maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA” dhe përshëndet qëndrimin e DASH se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias. Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer. Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur”, lexohet në deklaratën e Kreut të Shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/22/departamenti-amerikan-i-shtetit-po-ndjekim-situaten-pas-komenteve-te-presidentit-meta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos