Zelandë e Re shfaqen “live” pamjet e sulmit terrorist, këndonte këngë për Karaxhiçin

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 16:29 | Bota
Zelandë e Re shfaqen “live” pamjet e sulmit terrorist,

Të paktën 49 besimtarë myslimanë u vranë e shumë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë zjarri në dy xhami të Christchurch në Zelandën e Re. Tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Numri i saktë i agresorëve nuk dihet por një prej tyre është shtetas Australian, i cili kishte mbërritur në Zelandën e Re vetëm për të përgatitur sulmin. Këtë e konfirmoi kryeministri i Australisë Scott Morris, sipas të cilit bëhej fjalë për një terrorist të së djathtës ekstreme.

I identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç ai i kishte shprehur qëllimet  e tij për masakrën në një manifest të postuar online me ideologji anti emigrantëve. Ai shfaqi live në rrjetin social Facebook momentet kur po qëllonte viktimat.

Në pamjet që rrjetet sociale po censurojnë, duken karikatorët e armëve të shkruar me emrat e atyre që kanë kryer sulme ndaj myslimanëve, si dhe referime historike betejash, si ajo e Fundinës në Mal te Zi, në 1876 kundër perandorisë osmane.

Sipas ambasadorit të Bosnje Hercegovinës në Zelandën e Re, agresori kishte dëgjuar kënge nacionaliste serbe që glorifikonin Radovan Karaxhic, pak para masakrës. Përpos të shtënave janë raportuar edhe një seri shpërthimesh të eksplozivëve të vendosur në automjete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos