Zelensky mbërrin në Britani për t'u takuar me kryeministrin Sunak

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 11:05 | Bota
Zelensky mbërrin në Britani për t'u takuar me kryeministrin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Britaninë e Madhe për t'u takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Lajmin e bëri të ditur Downing Street të hënën.  

Zelensky mbërriti në Chequers, shtëpia zyrtare në fshat e kryeministrit britanik në detyrë, rreth orës 09:30 të mëngjesit me orën lokale, raporton CNN duke cituar burime.

Checkers ndodhet në Buckinghamshire, rreth 40 milje në perëndim të Londrës.

Të dy liderët do të zhvillojnë diskutime "mbi rezistencën e vazhdueshme ushtarake të Ukrainës ndaj pushtimit brutal të Putinit", thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Britania e Madhe i ka dërguar disa raketa "Storm Shadow" në Ukrainë, duke i dhënë vendit një aftësi të re sulmi me rreze të gjatë përpara një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos