Zelensky paralajmëron tragjedi në Mariupol: 100 mijë të bllokuar, pa ushqime dhe pa ujë

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 10:41 | Bota

Rreth 100 mijë persona janë ende të bllokuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, në kushte çnjerëzore dhe nën sulme të vazhdueshme.

Kështu është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një video të fundit ku ka folur për situatën e rëndë në qytetin e Mariupolit.

“Rreth 100 mijë persona po jetojnë në kushte çnjerëzore, të bllokuar plotësisht, pa ushqim, pa ujë, pa ilaçe, nën bombardime të vazhdueshme”, tha Zelensky.

Zelensky akuzoi forcat ruse se bllokuan një autokolonë humanitare, por edhe e sekuestruan atë. Presidenti ukrainas tha se rusët kishin rënë dakord për itinerarin më parë.

"Ne po përpiqemi të organizojmë korridore humanitare për banorët e Mariupolit, por pothuajse të gjitha përpjekjet tona, për fat të keq, kanë dështuar nga pushtuesit rusë, të cilët kanë kryer bombardime të vazhdueshme”, tha presidenti i Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos