Zero pendesë nga Dan Hutra, zbardhet dëshmia para gjykatës e vrasësit të 3 grave

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 17:03 | Kronikë
Zero pendesë nga Dan Hutra, zbardhet dëshmia para gjykatës e

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, nuk është penduar për krimin e kryer. Me një qetësi të pashembullt, ai e konfirmoi këtë fakt edhe para gjykatës, e cila urdhëroi izolimin e tij në qeli. efekt Ftohtësia e Hutrës ka vijuar edhe pasi nga salla u larguan telekamerat.

Ai ka shfaqur mungesë interesi për avokatin e caktuar kryesisht nga gjykata, ndërsa nuk ka pasur asnjë kundërshti, kur ka dëgjuar prokurorin të rindërtojë para gjykatës krimet e tij të së mërkurës. “Ka ndodhur çdo gjë siç e tha prokurori. Nuk jam aspak i penduar! I kam kryer me vetëdije të plotë krimet. Jam koshient për ç’kam bërë”.

Sipas shpjegimeve të Hutrës edhe në prokurori, agresionin me pasojë dy gra të vrara e dy të plagosura në Bathore e kishte bërë për shkak të konfliktit me ish-partneren dhe se qëllim kishte pasur të vriste ish-vjehrrin.

“Jam dënuar pa faj për dhunën në familje. Unë nuk e kam prekur me dorë ish-partneren. Kam pasur vetëm dyshime se nuk ishte fëmija im dhe i kam kërkuar testin e ADN, por nuk e kam dhunuar. I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”.

Për vrasjen e 31-vjeçares në Kodër Kamëz, Kurti ka pohuar se e kishte bërë pasi vëllai i saj kishte tentuar ta helmonte në burg. Sipas tij, helmimin ia kishte kërkuar Marjana Gurakuqi, gruaja që e plagosi me thikë tek Astiri para se të kryente vrasjet.

Në prokurori Hutra ka rrëfyer se ditën e ngjarjes ka dashur t’i presë kokën Marjanës, por nuk ka mundur, se në dyqan është futur një person. “As më intereson fare. Edhe 5 burgime përjetë të më jepni. Unë e kam mbyllur këtu”.

Dan Hutra do të qëndrojë në paraburgim për 8 vepra penale, mes të cilave “vrasje për shkak të rrethanave familjare” dhe “vrasje me paramendim”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/04/dan-hutra-profili-i-nje-vrasesi-serial/
https://a2news.com/2023/03/03/lirimi-i-dan-hutres-kuvendi-veting-drejtesise-kerkon-informacion-per-vrasesin-serial/
https://a2news.com/2023/03/02/itinerari-i-nje-vrasesi-si-ne-30-minuta-dan-hutra-i-mori-jeten-tri-grave-dhe-plagosi-tri-te-tjera/
https://a2news.com/2023/03/02/seriali-dan-hutra-ne-20-vitet-e-fundit-qendroi-me-pak-se-4-vjet-ne-liri-u-prangos-5-here/

A2 CNN Livestream

Latest Videos