Vrau tri gra, Hutra ia kalon fajin drejtësisë: Mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 11:28 | Kronikë
Vrau tri gra, Hutra ia kalon fajin drejtësisë: Mos dënoni

Dan Hutra është njohur këtë të shtunë me masën e sigurisë arrest me burg, pasi të mërkurën vrau tri gra. Pavarësisht krimeve, ai nuk ka shfaqur pendesë përpara gjykatës, madje ka akuzuar drejtësinë që e kanë shtyrë atë të kryejë krimet.

Ai pretendon se është dënuar më parë pa pasur faj për dhunë në familje. “As nuk e kam prekur bashkëshorten”, ka thënë ai, duke pretenduar më pas se ka qenë ky vendim që e ka shtyrë atë të kryejë edhe vrasjet.

“I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, ka thënë Hutra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/04/dan-hutra-vrasesi-i-grave-nuk-pendohet-i-kam-bere-me-koshience-krimet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos