Zgjatja e vetingut, disa deputetë për A2 CNN: Do të respektojmë ndërkombëtarët

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 09:43 | Aktualitet

Që prej orës 9:00 kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur grupin parlamentar, për të diskutuar për qëndrimin që do të mbahet në seancën e sotme plenare ku parashikohet të votohet për zgjatjen e afateve të organeve të vetingt, një pikë kyçe e reformës në drejtësi. Për votimin pro të amendamentit kushtetues, ka pasur në ditët e fundit presion nga ana e ndërkombëtarëve, duke filluar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, por edhe nga Berlini zyrtar dhe Britania e Madhe. Të kontaktuar nga gazetarja e A2 CNN, Arestina Skënderi, disa prej deputetëve të PD, me vendim personal, kanë thënë se do të respektojnë ndërkombëtarët dhe do të votojnë pro në seancën e sotme, pasi sipas tyre, kjo ndihmon në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos