
Një aventurë në Tibet rezultoi më shumë se e paharrueshme për një turist nga Kina, pasi policia zbuloi në dhomën e tij në një hotel luksoz trupin e pajetë të një personi që po dekompozohej.
Turisti ndjeu një erë të fortë në dhomën e hotelit dhe njoftoi stafin, i cili menjëherë i kërkoi falje dhe i ndryshoi dhomën.
Pas disa orësh ai u njoftua se poshtë krevatit që ai kishte fjetur për 3 orë, ishte gjetur trupi i pajetë i një personi. Më pas hetimet e thelluara, kishin çuar në arrestimin e një të dyshuari për këtë ngjarje.
Burri, i identifikuar nga mediat si Zhang, u largua të nesërmen nga Llasa, me shijen më të keqe të mundshme nga eksperienca e tij e pazakontë.
Ai tregon se kishte zgjedhur hotelin Guzang Shuhua Inn. për pamjen dhe luksin e tij, por tashmë ishte larguar me probleme të theksuara me gjumin. (A2 Televizion)