Zgjedhja e kreut të AMA-s, Basha: Harbutëri në dëm të Shqipërisë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 15:54 | Politikë
Zgjedhja e kreut të AMA-s, Basha: Harbutëri në dëm të

Në Parlament është parashikuar të votohet sot edhe për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi. Delegacioni i Bashkimit Europian i bëri thirrje Kuvendit për shtyrjen e këtij procesi në shtator, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Për këtë reagoi edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se ky vendim është në dëm të interesave të vendit. “’E ka fajin Europa’ llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë, shkroi Basha në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos