
Seanca e sotme plenare është e fundit për këtë legjislaturë, por e fundit dhe për Gramoz Ruçin. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit mbajti një mesazh lamtumire para kolegëve të tij, ku falënderoi të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar në 30 vite, pa dallim politik.
“16 vite i kam kaluar në mazhorancë dhe 14 në opozitë, por gjithmonë kam bërë më të mirën për të sjellë në këtë sallë zërin e njerëzve, pavarësisht se për kë kanë votuar ata. Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët nga unë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur, por se nuk kam mundur. Unë jam i bindur se brezat e rinj të politikanëve shqiptarë do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar”, tha Ruçi. (A2 Televizion)