
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndeti atë që e cilëson si proces përfshirës në zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Përmes një mesazhi të shkurtër, OSBE nënvizon se ky proces do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”. (A2 Televizion)