Edhe hungarezët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare dhe një referendum mbi një legjislacion që kufizon informimin e nxënësve në shkolla për homoseksualitetin dhe çështjet transgjinore. Kryeministri Viktor Orban kërkon një mandat të katërt, ndërsa opozita është e bashkuar për herë të parë në shumë vite. Sondazhet tregojnë për një garë të ngushtë. (A2 Televizion)
Zgjedhje dhe referendum në Hungari, Orban kërkon mandatin e katërt, opozita bashkohet kundër tij
