Ish Deputeti socialist Alqi Bllako la sallën e gjykatës me pranga në duar pas verifikimit të masës së sigurisë arrest me burg. Avokati Sokol Hazizaj e konsideroi vendimin e Gjykatës së Posaçëm të padrejtë, pasi siç tha ai ish-deputeti, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk ka prodhuar akte, por vetëm ka kaluar dokumentacionet për këshillin e ministrave. (A2 Televizion)
Gjykata e Posaçme lë në fuqi arrestin me burg për ish-deputetin Alqi Bllako
