Zgjedhje të pjesshme lokale në Mal të Zi, sot votohet dhe për kryeqytetin

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 09:36 | Ballkani
Zgjedhje të pjesshme lokale në Mal të Zi, sot votohet dhe

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në Malin e Zi ku do të votohet për 14 komuna, mes të cilave është edhe Podgorica.

Të paktën 340 mijë qytetarë me të drejtë vote pritet të dalin në votime, në zgjedhjet që cilësohen si test për besimin e qytetarëve te partitë politike.

Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviq dhe në anën tjetër janë partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.

Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e Dritan Abazoviqit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re.

Ndërkohë, të premten, parlamenti malazez shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe atë të Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve të partive dhe koalicioneve të shumicës të formuara pas zgjedhjeve të gushtit 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos