Sot jemi përpara një vendimi zyrtar të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Një ditë më parë, KQZ miratoi listat, por përpara këtij vendimi u pa një shtyrje e afateve të marrjes së vendimit, duke u dhënë kohë subjekteve politike që të respektonin pikërisht atë çfarë dikton ligji për këtë çështje. A janë këto sinjale që dhe kësaj radhe, pavarësisht afateve dhe kushteve që dikton Kodi, sërish të kemi zvarritje të respektimit të tyre, duke u nisur nga ndikimi i politikës në zgjedhje? Pedagogu i komunikimit, Erlis Çela, ishte i ftuar në studion e “Ditari” në A2 për të komentuar ngjarjet e fundit politike. (A2 Televizion)
Zgjedhjet, administrimi i procesit, ndikimi politik dhe tonet e fushatës jozyrtare
